Rruga e drejte e Allahut eshte rruga e lumturise
e shtunë, maj 31, 2008

Cka eshte Kurani

Ai është shpallja finale e vullnetit të Zotit të Gjithfuqishëm ndaj tërë njerëzimit, e cila qe bartur përmes engjëllit (Xhibril), në Arabisht, deri te pejgamberi Muhamed në fjalët dhe domethënien e saj të plotë. Kur’ani u qe transmetuar shoqëruesve të pejgamberit, të cilin ata e mësuan përmendsh tekstualisht, dhe i cili ka qenë recituar publikisht dhe vazhdimisht nga ata dhe pasardhësit e tyre deri në ditët e sotme.

Shkurtimisht, Kur’ani është libri i udhëzimit prej Zotit par exellence. Kur’ani ende mësohet përmendsh dhe mësohet nga miliona njerëz. Gjuha e Kur’anit, Arabishtja, ende është gjuhë e gjallë për miliona njerëz, pra ndryshe nga shkrimet e feve të tjera, Kur’ani ende lexohet në gjuhën origjinale të tij nga miliona njerëz. Kur’ani është mrekulli e gjallë në gjuhën Arabe; dhe dihet se është i paimitueshëm në stilin e tij, formën dhe ndikimin shpirtëror. Shpallja e fundit e Zotit ndaj njerëzimit, Kur’ani, i qe shpallur pejgamberit Muhamed gjatë periudhës 23 vjeçare.

Kur’ani, në kontrast me shumë libra tjerë fetarë, ka qenë gjithmonë i menduar si Fjalë e Zotit nga ata që besonin në të, d.m.th. nuk ka qenë diçka e dekretuar nga një këshill fetar shumë vite pasi ka qenë shkruar. Poashtu, Kur’ani ka qenë recituar publikisht para komuniteteve muslimane dhe joMuslimane gjatë jetës së pejgamberit Muhamed. I tërë Kur’ani poashtu qe shkruar plotësisht gjatë jetës së Pejgamberit, dhe një numër i shoqëruesve të pejgamberit e mësuan përmendsh tërë Kur’anin fjalë-për-fjalë ashtu siç ishte shpallur. Pra, ndryshe nga shkrimet tjera, Kur’ani gjithmonë ka qenë në duart e besimtarëve të rëndomtë, gjithmonë është menduar të jetë fjalë e Zotit, dhe për shkak të mësimit përmendsh të përhapur ka qenë ruajtur në mënyrë të përsosur.

Në lidhje me mësimet e Kur’anit – është një shkresë universale dhe i adresohet tërë njerëzimit, dhe jo ndonjë fisi të veçantë apo “njerëzve të zgjedhur”. Porosia që ai na e sjellë s’është asgjë e re, por e njëjta porosi e të gjithë pejgamberëve – nënshtroju Zotit të Gjithfuqishëm dhe adhuroje vetëm Atë. Si e tillë, shpallja e Zotit në Kur’an fokusohet në të mësuarit qenieve njerëzore rëndësinë e të besuarit në njësinë e Zotit dhe inkuadrimit të jetëve të tyre rreth udhëzimit që Ai solli. Veç kësaj, Kur’ani përmban rrëfime të pejgamberëvë tjerë, siç janë Abrahami, Noa, Moisiu dhe Jezusi, si dhe shumë urdhëra dhe ndalesa nga Zoti. Në kohën moderne në të cilën shumë njerëz kanë rënë në dyshim, dëshpërim shpirtëror dhe “korrektësi politike”, mësimet Kur’anore ofrojnë zgjidhje ndaj zbrazëtires së jetëve tona dhe trazirave që e kanë kapluar botën sot.

Emërtimet:

Publikuar nga Feja Muslimane