Rruga e drejte e Allahut eshte rruga e lumturise
e shtunë, maj 31, 2008

Cka eshte Kurani

Ai është shpallja finale e vullnetit të Zotit të Gjithfuqishëm ndaj tërë njerëzimit, e cila qe bartur përmes engjëllit (Xhibril), në Arabisht, deri te pejgamberi Muhamed në fjalët dhe domethënien e saj të plotë. Kur’ani u qe transmetuar shoqëruesve të pejgamberit, të cilin ata e mësuan përmendsh tekstualisht, dhe i cili ka qenë recituar publikisht dhe vazhdimisht nga ata dhe pasardhësit e tyre deri në ditët e sotme.

Shkurtimisht, Kur’ani është libri i udhëzimit prej Zotit par exellence. Kur’ani ende mësohet përmendsh dhe mësohet nga miliona njerëz. Gjuha e Kur’anit, Arabishtja, ende është gjuhë e gjallë për miliona njerëz, pra ndryshe nga shkrimet e feve të tjera, Kur’ani ende lexohet në gjuhën origjinale të tij nga miliona njerëz. Kur’ani është mrekulli e gjallë në gjuhën Arabe; dhe dihet se është i paimitueshëm në stilin e tij, formën dhe ndikimin shpirtëror. Shpallja e fundit e Zotit ndaj njerëzimit, Kur’ani, i qe shpallur pejgamberit Muhamed gjatë periudhës 23 vjeçare.

Kur’ani, në kontrast me shumë libra tjerë fetarë, ka qenë gjithmonë i menduar si Fjalë e Zotit nga ata që besonin në të, d.m.th. nuk ka qenë diçka e dekretuar nga një këshill fetar shumë vite pasi ka qenë shkruar. Poashtu, Kur’ani ka qenë recituar publikisht para komuniteteve muslimane dhe joMuslimane gjatë jetës së pejgamberit Muhamed. I tërë Kur’ani poashtu qe shkruar plotësisht gjatë jetës së Pejgamberit, dhe një numër i shoqëruesve të pejgamberit e mësuan përmendsh tërë Kur’anin fjalë-për-fjalë ashtu siç ishte shpallur. Pra, ndryshe nga shkrimet tjera, Kur’ani gjithmonë ka qenë në duart e besimtarëve të rëndomtë, gjithmonë është menduar të jetë fjalë e Zotit, dhe për shkak të mësimit përmendsh të përhapur ka qenë ruajtur në mënyrë të përsosur.

Në lidhje me mësimet e Kur’anit – është një shkresë universale dhe i adresohet tërë njerëzimit, dhe jo ndonjë fisi të veçantë apo “njerëzve të zgjedhur”. Porosia që ai na e sjellë s’është asgjë e re, por e njëjta porosi e të gjithë pejgamberëve – nënshtroju Zotit të Gjithfuqishëm dhe adhuroje vetëm Atë. Si e tillë, shpallja e Zotit në Kur’an fokusohet në të mësuarit qenieve njerëzore rëndësinë e të besuarit në njësinë e Zotit dhe inkuadrimit të jetëve të tyre rreth udhëzimit që Ai solli. Veç kësaj, Kur’ani përmban rrëfime të pejgamberëvë tjerë, siç janë Abrahami, Noa, Moisiu dhe Jezusi, si dhe shumë urdhëra dhe ndalesa nga Zoti. Në kohën moderne në të cilën shumë njerëz kanë rënë në dyshim, dëshpërim shpirtëror dhe “korrektësi politike”, mësimet Kur’anore ofrojnë zgjidhje ndaj zbrazëtires së jetëve tona dhe trazirave që e kanë kapluar botën sot.

Emërtimet:

Publikuar nga Feja Muslimane

Fjala dhe kuptimi Allah

Shumë shpesh mund të dëgjohet fjala Arabe “Allah” duke u përdorur në lidhje me Islamin. Fjala “Allah” është thjesht fjala Arabe për Zotin e Gjithfuqishëm, dhe është po e njëjta fjalë e cila përdoret nga të Krishterët dhe Çifutët që flasin Arabisht.

Nëse merret përkthimi Arab i Biblës, do të shihet se fjala “Allah” përdoret aty ku fjala “Zot” përdoret në Shqip. Në të vërtetë, fjala Arabe për Zotin e Gjithfuqishëm, “Allah”, është majft e ngjashme me fjalën për Zot ne gjuhët e tjera Semite – për shembull, fjala hebreje për Zot është “Elah”. Për shkaqe të ndryshme, disa jo-Musliman gabimisht mendojnë se muslimanët adhurojnë një Zot tjetër pos Zotit të Moisiut, Abrahamit dhe Jezusit.

Sigurisht se ky nuk është rasti, meqë monoteizmi i pastër Islam thërret të gjithë njerëzit që të adhurojnë Zotin e Noas, Abrahamit, Moisiut, Jezusit dhe të gjithë pejgamberëve tjerë.

Emërtimet:

Publikuar nga Feja Muslimane

e premte, maj 30, 2008

Shtyllat Islame

Feja Islame ngrihet mbi 5 shtylla


1. Shehadeti
2. Namazi
3. Agjerimi
4. Zekati
5. Haxhi

1. SHEHADETI

Shtylla më e parë është Shehadeti [shqip. dëshmia] i cili është themeli mbi të cilin ngrihen të gjitha shtyllat e tjera të Islamit dhe dispozitat e tij dhe është çelësi i hyrjes në fenë Islame. Shehadeti duhet te shprehet me goje por edhe te besohet me zemer:


"Esh-hedu en la ilahe il-lallah,
ue esh-hedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu "

Përkthyer do të thot:

"Deshmojë që nuk ka Zot tjeter perveç Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe i derguari i Tij"
Në ditën e Kiametit asnjëri s’ka për të kaluar pa u pyetur për dy gjëra:

1. Çka keni adhuruar ?
2. A iu përgjigjët pejgamberëve ?

Përgjigja e të parës arrihet me realizimin e pjesës së parë të shehadetit “la ilahe il-lallah” – s’ka Zot të denjë pos Allahut, duke njohur Allahun, duke pranuar me zemër dhe duke vepruar me gjymtyrë në bazë të kërkesave të kësaj fjale. Përgjigja e të dytës: me realizimin e pjesës së dytë të shehadetit “muhammedun resulullah” – Muhamedi është i Dërguar i Allahut, duke e njohur atë, duke e pranuar dhe duke e ndjekur rrugën e tij.

Nuk ka dyshim se shehadeti është çelësi i Xhenetit dhe shpëtimi nga Xhehenemi mirëpo mos u mashtro që vetëm me shqiptimin e Shahadetit të arritet Xheneti, sepse kjo fjalë ka kushte ashtu siç ka çelësi dhëmbët e tij. Gjithashtu prej atyre çka kërkon kjo fjalë jane: falja e namazit, agjërimi i Ramazanit, dhënia e zekatit dhe shkuarja në haxh nëse ka mundësi poashtu t'i kryesh të gjitha obligimet e fesë dhe të lësh gjërat e ndaluara.

2. NAMAZI (FALJA)

Namazi eshte shtylla e dyte nga shtyllat e Islamit. Ai eshte lidhje ndermjet robit dhe Zotit te tij. Ai qe e le namazin, e ka prere lidhjen me Zotin e tij te madherueshem,i cili na urdheron qr te kryejme namazet e detyrueshme ne kohet e caktuara. Allahu i madheruar thote: "Vazhdoni rregullisht namazet(faljet)e edhe ate namazin e mesem dhe ndaj Allahut jeni respektues(ne namaze)." (suretu BEKARE:238)Abdullah bin Mes'udi, Allahu qofte i kenaqur prej tij,ka thene: "e pyeta te derguarin e Allahut s.a.v.s ,se cila eshte vepra me e mire?" I Derguari i Allahut tha: "Eshte namzi ne kohen e tij...."

Te mirat e Namazit

Ebu Hurejra, Allahu qofte i kenaqur prej tij ka thene:"e degjova te derguarin e Allahut s.a.v.s tek thoshte:"mendoni sikur nje lume te kaloje para portes te ndonjerit prej jush dhe ai lahet ne te pese here ne dite. A mbetet gje nga papastertit e tij?"-Jo,nuk mbetet"-thane te tjeret. Dhe ai vazhdoi:"Po keshtu jane te pese namazet me to Allahu i fshin mekatet."

Pasojat e lënies së Namazit

Muslimani ka per detyre te kujdeset per te pese namazet e perditshme. Lënia e tyre është shume e rende. Xhabir bin Abdullah,Allahu qofte i kenaqur me te ka thene:"Muhamedi s.a v.s thoshte se:"Dalimi midis njeriut besimtar dhe ati jobesimtar është lenia e namzit. Enesi,tregon se i derguari i Allahut s.a.v.s ka thene:"Namazi është gjeja e pare per te cilen robi jep llogari diten e kijametit. Nese namazi i tij është ne rregull,te gjitha punet e tij,ne dashte Allahu,do te dalin ne rregull dhe ne qofte se namzi i tij nuk është ne rregull,ateher jane pavlere te gjitha punet e tjeta te njeriut.

Ndersa Abdullah bin Omeri,Allahu qofte i kenaqur me te,thote se Muhamei a.s e permendi nje dite namazin duke thene:"Kush e ka kryer rregullisht namazin, ky bëhet për të drite si argument dhe shpetim në ditën e kijameit. Ndersa ai qe s'është kujdesur për namazet,ai nuk do te kete as drite, as argument e as shpetim. Diten e kijametit ai mbetet bashke me Karunin,Faraonin,Hamanin dhe Ubej ibn Kalifin."

Kohet e Namazit

Namazi ka kohe te caktuar i cili mund te kryhet vetem mbrenda kohes se caktuar dhe jo para hyrjes se kesaj kohe. Allahu i madherishem ka thene:"...sepse namazi eshte obligim (ne kohe),i caktuar per besimtaret."(suretu EN-NISAE:103)

Kohet jane:

1.Koha e namazit te mengjesit:
nga drita e pare e agimit deri ne daljen e diellit.
2.Koha e namazit te drekes: nga casti kur dielli ka kaluar pak kupen e qiellit,derisa hija e cdo sendi behet e madhe sa vete sendi.
3.Koha e namazit te ikindis(mbasdites):
nga koha kur hija e cdo sendi te behet sa vete sendi,deri ne perendimin e diellit.
4.Koha e namazit te akshamit(mbremjes)eshte:
nga perendimi i diellit deri ne zhdukjen e plote te skuqjes se horizontit.
5.Kpha e namazit te jacise (darkes)eshte:
nga zhdukja e skuqjes se horizontit ,deri ne mesnate.

Kushtet e Namazit

Namazi ka nente kushte pa te cilat ose ne mungese te ndonjeres prej tyre,
nuk mund te hysh ne namaz. Keto kushte jane:

1.Te jeshe musliman
2.Te jeshe i shendoshe menderisht
3.Te dallosh te miren nga e keqja
4.Te pastrohesh nga jashteqitjet
5.Te heqesh papastertit
6.Te mbulosh pjeset e turpshme te trupit
7.Hyrja e kohes
8.Te drejtohesh kah kibla
9.Te besh nijetin (qellimin) me zemer

3. AGJERIMI I RAMAZANIT

Agjërimi i Ramazanit është një morale shpirtërore poashtu një obligim dhe përgjegjësi për çdo musliman. Në kuptimin e plotë të fjalës - Agjërim do të thotë të përmbajtur "tërësishtë" nga ushqimi, pirja, mardhëniet intime si dhe pirja e duhanit që nga syfyri deri në iftari (nga agimi e deri në të perënduar të diellit), gjatë tër muajit të Ramazanit(muaji i nentë sipas kalendarit hënor). Agjërimi i forcon besimtarët që të mund t'u sundojnë punëve të këqija dhe t'i mposhtin veset.

Ka edhe kohë të tjera kur agjerimi eshte i rekomanduar ne kontestin vullnetar, ashtu siq ka vepruar i Dërguari i Allahut, Muhamedi a.s. Këto janë e hëna dhe e enjëta e cdo jave, disa ditë në sicilin muaj, në dy muajt para ardhjes së Ramazanit(Rexheb,Shaban), gjashtë ditë në përcjellje të Ramazanit pas Fitër Bajramit.

Përveq kësaj, ka gjithmonë shpërblim për agjërimin e ndonje dite të muajve të vitit, në përjashtim të ditës së Bajramit dhe të premteve, ku në rast të tillë asnjë musliman nuk duhet të agjërojë. Megjithatë, ne duhet të përsërisim obligimin e vetëm-agjërimin e Ramamzanit, i cili mund të jetë 29 ose 30 ditë, varësisht nga pozicionet e hënës. Kjo ështe shtyllë e Islamit dhe cdo dështim në zbatimin e tij pa arsye të qëndrueshme është mëkat i rënde tek Allahu.


"O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurve ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm".
Agjërimi e pastron shpirtin dhe e zhvillon ndjenjën e dashurisë. Ai gjithashtu është i dobishëm për shëndetin e njeriut, gjë që është vërtetuar edhe nga vetë mjekësia bashkëkohore.

Muhammedi a.s. gjithashtu e pohon këtë realitet:

"Agjëroni (në daçi) të jeni të shëndoshë".

Më poshtë janë domethëniet qenësore të agjërimit në Islam:

1. Ramazani i mëson njeriut principin e dashurisë së sinqertë,sepse kur ai e zbaton agjërimin,ai e bën atë për dashurin e thellë të mbrendshme ndaj Zotit.Njeriu që e do me të vërtet Zotin është njeri që vërtet e din se qka është dashuria.
2. Ai e pais njeriun me ndjenjë kreative të shpresës dhe një botë kuptim optimist mbi jetën,sepse kur ai agjëron,shpreson në falje nga Zoti dhe kerkon mirësin e Tij.
3. Ai e mbush njeriun me vyrtyt të sinqertë të devoteshmë risë efektive ,përkushtim të ndershëm dhe afësi te Zoti,sepse kur ai agjëron,ai e bën atë për Zotin dhe vetëm për hirë të tij.
4. Ramazani kultivon te njeriu vigjilencë dhe vetëdije të fuqishme,sepse personi e mban agjërimin në sekret më mire s e sa në publik.Veqanërishtë në Agjerim ,nuk ka autoritet tokësore për të kontrolluar sjelljet e njeriut ose për ta detyruar atë në zbatimin e Agjërimit.Agjëruesi e mban Agjërimin për falje nga Zoti dhe për të plotësuar vetëdijen e tij duke qenë besnikë në fshehtësi dhe publik.Nuk ka rrugë më të mirë për të përsosur një vetëdije të fuqishme te njeriu.
5. Ramazani e mbush njeriun me durim dhe vetëmohim,përmes Agjërimit ai ndjen dhembjet e humbjes ,por ai u qëndron atyre durueshëm.
6. Ai është një mësim efektiv në përqëndrim,vetëpermbajtje dhe forcën e vullnetit.
7. Agjërimi gjithashtu i siguron njeriut një shpirtë të sinqertë me mendje të kthjellët dhe trup të ndritur.
8. Ai i tregon njeriut rrugën e re të ruajtjes së diturisë.
9. Ramazani i jep mundësinë njeriut të kontrollojë mjeshtërinë e përshtatshmërisë.Ne lehtë mund të kuptojmë se qështja e zbatimit të Agjërimit,e bën njeriun të ndërrojë,rrjedhën e jetës së përditshme të tij.
10. Ai e ngulitë fortë një disiplin dhe mbijetesë të shëndetshme.
11. Formon te njeriu shpirtëmirësi të vërtet në shoqërinë që i takon,në miqësi dhe vëllazëri,të barabartë para Zotit me mirë se para ligjit.
12. Ramazani është një porosi nga Zoti për vetë-qetësi dhe vetë disa muslimanë ,mjerishtë,nuk e zbatojnë Agjërimin ose më mirë të themi e kanë pranuar qëndrimin e të qenit indeferentë.

Kush duhet te Agjeroj

Agjërimi i Ramazanit është obligim për cdo musliman mashkull ose femër, që i plotëson këto kushte:

1. Të jetë mentalishtë dhe fizikisht i shëndoshë, që d.m.th të jetë normal dhe i aftë.
2. Të ketë hyrë me moshën e pubertetit dhe pjekurisë, e cila është përafërsishtë rreth 12,14 vjet. Fëmijët nën këtë moshë duhet të inkurajohen të fillojnë këtë praktikë të mirë në shkallë më të lehtë, kështu që ata kur të arrijnë moshën e pubertetit,do të jenë mentalisht dhe fizikisht të përgatitur që ta kryejnë agjërimin.
3. Të jetë i pranishëm në një venbanim:në shtëpi, në qytet apo në vende pune. Kjo do të thotë për të mos qenë në udhëtim rreth 50 mile e më shumë.
4. Të jetë i sigurte se agjërimi është vështirë të mbahet, dhe nuk i shkakton dëm fizikë dhe mental, të tjerat janë reagime normale si: uria, etja ,etj.

Erjashtimi nga Agjerimi

Nga agjërimi janë të liruar:

1. Fëmijët nën moshën e pubertetit (pjekurisë)
2. Njerëzitë e cmendur të cilët janë të papërgjegjshëm për atë që kanë bërë.Njerëzitë e këtyre kategorive janë të përjashtuar nga agjërimi ose ndonjë zëvendësim.
3. Njerëzitë në moshë të vjetër (burra dhe gra)dhe shëndetligë të cilët nuk mund të përballojnë agjërimin. Këta njerëz jenë të liruar nga agjërimi,por ata duhet të përpjeken, të paktën të ushqejnë një të varfër së paku një racion ditor, ose kompensimin e saj me të holla për këtë vlerë.
4. Njerëzitë e sëmurë, shëndeti i të cilëve nuk e përballon agjërimin,nuk janë të obliguar ta bëjnë këtë.
5. Udhëtarët mund të prishin agjërimin përkohësishtë deri sa ata janë në udhëtim,por duhet ta kompensojnë atë më vonë ditë me ditë.
6. Gratë shtatëzëna dhe gratë që janë duke i ushqyer fëmijët e tyre me gji,ato mund të prishin agjërimin, nëse agjërimi dëmton ato ose fëmijët e tyre.Këto ditë duhet të zëvendësohen më vonë.
7. Gratë në periudhën e menstruacioneve duhet patjetër ta shtyejnë agjërimin deri sa të shërohen dhe më pastaj ti kompensojnë ditët e lëna me ditë.

Agjërimi i ndonjë dite të Ramazanit bëhet i pavlefshëm nëse qëllimisht hamë, pimë, pimë duhan ose kemi mardhënie intime gjatë ditës. Agjërimin e prishë edhe marrja e qfardo gjëje përmes gojës apo qfardo pjese të mbrendshme të trupit dhe nëse kjo është bëre me qëllim dhe pa arsye të qëndrueshme, ky është një mëkat i madh. Ndërsa, nëse ndokush, hanë ose pinë diqka që zakonishtë e prishë agjërimin, por që këtë e ka bërë nga harresa, agjërimi i tij mbetet i vlefshëm.

Jo vetem uri dhe etje


"Muaji i Ramazanit që në të filloi të shpallet Kur'ani që është udhërrefyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues(i të vërtetës nga gënjeshtra)" Kur'an(2:185)
Natyrisht muaji i bekuar Ramazan, kërkon agjërim nga shumica e muslimaneve. Duke i dhënë theks shmangies nga ushqimi, përmbajtjes nga pirja e duhanit dhe lëngjeve, përmbajtjes nga mardhëniet intime gjatë oreve të ditës, ne ndonjëhere harrojmë shumë aspekte të tjera të rëndësishme në këtë kohë të shenjtë.

4. ZEKATI

Zekati është detyra e katërt themelore islame e cila paraqet manifestimin e dukshëm të besimit islam. All-llahu xh.sh. thotë:


“Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është Bujar i Madh, i di qëllimet.” (El Bekare, 261)
Zekati është i obliguar me Kur’an dhe Hadith – me burimet kryesore të Sheriatit, si detyrë e domosdoshme fetare, farzi ajn, e çdo muslimani dhe muslimaneje të pasur, të cilët sipas Sheriatit posedojnë sasi të caktuar të pasurisë – nisabin. Obligueshmëria e zekatit rrjedh nga më shumë ajete kur’anore, e në veçanti është potencuar në suren Tevbe:


“Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon dhe sheh.” (Et Tevbe, 103).

“Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).” (Edh Dharijat, 19).
Nga urdhëresat kur’anore rezulton se zekati është detyrë dhe e drejtë. Detyrë e të pasurve ndaj të varfëve, ndërsa e drejtë e të varfëve ndaj të pasurve.

Domethenia e fjales Zekat

Fjala zekat do të thotë pastrim, ose larje. Ajo gjithashtu ka kuptimin shtim, rritje.
Në kuptimin shpirtërorë, zekat do të thotë pastrim nga mëkatet dhe kënaqje e vullnetit dhe e urdhërit të All-llahut xh.sh.

Zekati e pastron dhe e çliron njeriun nga makutëria ndaj të mirave të kësaj bote. Ai të shpie në njohjen se vlera e njeriut matet sipas virtyteve morale dhe humane, e jo sipas pozitës dhe madhësisë së pasurisë. Zekat do të thotë edhe patrim i pasurisë nga e drejta (hakku) e huaj, sepse njeriu kurrë nuk është i sigurt edhe krahas kujdesit të tij se diç e palejueshme nuk është futur në pasurinë e tij.

Shperblimet per dhenien e Zekatit

Për çdo sakreficë që besimtari e bën në emër të All-llahut, Ai i premton shpërblim të dyfishtë, në këtë dhe në botën e ardhshme – ahiret:


“Dhe cakto për ne (jetë) të mirë në dunja dhe të mirë në botën tjetër, pse vërtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: “Dënimi im është ai me të cilin e godas cilin dua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët i ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë.” (El –A’raf, 156)

“Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë ate që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t’u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t’u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju.” (El Bekare, 272)
Institucionet te Zekatit

Institucioni i zekatit u bë obligim për musliamnët qysh në Meke. Mirëpo, meqë muslimanët atëbotë qenë të persekutuar e të keqtrajtuar nga ana e idhujtarëve mekas, kështu që në pikëpamje materiale ishin shumë të dobët, andaj urdhëresa e zekatit nuk mund të zbatohej në tërësi. Kjo dispozitë përsëri është theksuar në Medine, në vitin e dytë pas hixhretit, në ajetin:


“Falni namazin dhe jepni zekatin, dhe falnu me ata që falen (bini në rukuë me ata që bijnë).” (El Bekare, 43)
Vlera gjegjësisht lartësia e zekatit, nuk është caktuar me Kur’an, siç nuk është caktuar e precizuar më detajisht as edhe urdhëresat e tjera, siç është namazi, haxhxhi etj. Ato i ka sqaruar edhe me shembullin e vet i ka treguar Muhammedi alejhisselam. Muhammedi a.s e ka caktuar edhe përqindjen e ndarjes së zekatit:

“Ndajeni një të dyzetën pjesë të pasurisë suaj” (do të thotë, 2.5%), ndërsa Ebu Bekri dhe Omeri e kanë qartësuar detajisht këtë me rregulloret e tyre. Arabët më të pasur, të cilët në filim qenë të prirë të kalonin në Islam, këtë urdhëresë e shikonin me dyshim, sepse Islami u paraqit si sitem i ri social.

Mbledhja e zekatit, si edhe e tatimeve dhe kontributeve të tjera, ishte brengë e shtetit islam. Edhe pse bota arabe gjatë jetës së Muhammedit alejhisselam e pranoi Islamin masovikisht, përsëri shumëkushi nuk mundi t’i flakë shprehitë dhe zakonet pagane të tyre. Prandaj ca fise pas vdekjes së Muhammedit a.s refuzuan ta japin zekatin dhe kaluan në anën e ca pejgamberëve të rrejshëm, si Musejleme el-Kedhdhabi, duke deklaruar se nuk e lëshojnë Islamin, por vetëm refuzojnë ta japin zekatin. Halif Ebu Bekër pa kurrëfarë ngurimi luftoi kundër këtyre fiseve, duke i detyruar ta japin zekatin.

Perqindja e pasurise qei jepet Zekatit

Nisab është sasia e caktuar e pasurisë me Sheriat, kështu që kur arrihet kjo sasi – nisabi, hyn në fuqi obligimi për dhënien e zekatit. Sipas kësaj, zekati nuk jepet në llojin dhe sasinë e pasurisë e cila s’e arrin nisabin ose është e veçuar nga dispozita për dhënien e zekatit.

Lënda e zekatit është pasuria të cilën pronari e posedon një vit të tërë në pronësinë e tij. Nga kjo veçohet pasuria që shërben për nevojat siç janë: banesa, orenditë shtëpiake, rrobat, mjetet e punës, kafshët për punë, pasuria e caktuar për larjen e borxheve, pastaj prodhimet e duhura ushqimore për ekzistimin e familjes.

Kur’ani nuk e ka precizuar qartë se cilën pjesë dhe nga cili lloj i pasurisë duhet dhënë zekatin. Kur’ani vetëm thotë:

“Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç’do të japin. Thuaj: “Tepricën!” Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq).”
(El Bekare, 219)
Sipas kësaj Kur’ani e ka caktuar parimin e përgjithshëm, ndërsa Muhammedi alejhisselam e ka precizuar këtë urdhëresë: “Jepni çerekun e një të dhjetës së pasurisë suaj!”, që në përqindje i vjen 2.5% ose një e dyzeta pjesë.

Në nevojat shtëpiake të liruara nga dhënia e zekatit bën pjesë edhe stolia e gruas nga guri I çmuar, margaritari, etj. Arid he argjendi, ndërkaq, janë lëndë e zekatit, pa marrë parasysh se për çfarë janë të caktuar përderisa e përmbushin minimumin e shumës së caktuar me Sheriat – nisabin. Sipas kësaj, lëndën e zekatit e përbëjnë:

- ari, argjendi, monedhat dhe letrat me vlerë,
- malli për tregti, prodhimet bujqësore dhe
- disa kafshë shtëpiake

Nisabi i arit është 91.6 gram. Në këtë vlerë jepet 2.5% gjegjësisht një e katërdhjeta pjesë. Nisabi për argjendin është 641.5 gram. Në këtë vlerë, gjithashtu, jepet 2.5% gjegjësisht një e dyzeta pjesë. Nisabi i monedhës është adekuatë me nisabin e arit. Sendet e arta e të argjendta, stolitë, enët etj, trajtohen si ar dhe argjend, ndaj sipas të njëjtës bazë caktohet vlera e nisabit.

Nisabi i mallit për tregti është adekuat me nisabin e argjendit. Kjo do të thotë se, nëse pronari posedon mall për tregti në vlerë të nisabit të argjendit, i cili mall e kalon një vit tek ai, është i obliguar të japë zekatin. Ndërkaq, nëse dikush posedon tepricë të mallit (përveç arit e argjendit), por këtë mall nuk e ka caktuar për tregti, po as për shtimin e pasurisë, në këtë rast nuk është i obliguar të japë zekatin.

Për prodhimet bujqësore që fitohen nga ara ose livadhi të cilët ujiten me ujë të rrjedhshëm ose që u janë ekspozuar reshjeve të natyrës (shiut), jepen dhjetë përqind ose një e dhjeta e sasisë së përgjithshme të prodhimeve. Ndërkaq, për prodhimet, parcelat e së cilave ujiten artificialisht jepet pesë përqind, gjegjësisht e njëzeta pjesë. E njëjta vlen edhe për frutat e pemëve, mjaltin dhe prodhimet qumështore. Nisabi është sa pesë barra anieje, gjegjësisht 653 kg.

Për prodhimet bujqësore zekati jipet menjëherë pas vjeljes së tyre. Zekati nuk jepet për kafshët e buta, të cilat më pak se gjysmë viti janë në kullota, si edhe për shqerrat. Zekat, gjithashtu nuk jepet as për kuajt, që bazohet në hadithin e Muhammedit alejhisselam.

Nisabi për kafshët e mëdha është 30 krerë. Për këtë vlerë duhet dhënë një të re që i ka mbushur dy vjet. Më tutje zekati llogaritet sipas parimit vijues: prej 40 deri në 50 krerë – një të re dyvjeçe, prej 60 deri në 69 krerë – dy të reja dyvjeçe, prej 70 deri në 79 krerë – dy të reja; një dyvjeçe e një tri vjeçe; prej 80 deri në 89 krerë – dy të reja trivjeçe, prej 90 deri në 100 krerë – tri të reja dyvjeçe, prej 100 deri në 109 krerë – tri të reja dy vjeçe, ndërsa një njëvjeçe etj. Në çdo 30 krerë të ardhshëm jepet një e re dyvjeçe, ndërsa në 40 - një e re tre vjeçe.

Zekati në kafshët e imta – dhen e dhi, jepet sipas këtij parimi: prej 40-120 copë – një dele, prej 121-200 copë – dele, prej 201-399 copë – tre dele, prej 400 copë – katër dele. Më tutje në çdo njëqind jepet nga një dele.

Zekati për huazime jepet në të holla, në ar, në argjend, në mallra tregtie si dhe në vlera tjera. Obligimi për dhënien e zekatit fillon:

- kur huazimet në mallra tregtie realizohen në vlerë të një të pestës (1/5) së nisabit,
- kur realizohet nisabi i plotë i huazimeve të cilat rrjedhin nga marrëdhëniet kontraktuese dhe jotregtare (siç është trashëgëmia, testamenti, mehri, qeraja etj) me kusht që të ketë kaluar një vit nga skadimi i afatit të borxhit.

Kujt i jepet Zekati

Sipas Kur’anit (suretu Tevbe, ajeti 60) të dhënat e obligueshme fetare, zekati dhe sadakatul-fitri, mund të shpenzohen dhe të shpërndahen në njërën nga këto tetë kategori:

1. për të varfërit,
2. për të ngratët,
3. për punonjësit (që e tubojnë),
4. për ata që duhet përfituar zemrat e tyre,
5. për lirirmin nga robëeria,
6. për të mbyturit në borxhe,
7. për në rrugën e All-llahut dhe
8. për atë që ka mbetur në rrugë.

Këto kategori nuk mund të shfuqizohen – abrogohen, po as të shuhen. Për prioritetin e njërës kategori mbi tjetrën në rastin e dhënë, është i obliguar të kujdeset pushteti kompetent islam. Në rastet tona, sipas mendimit të shumicës së ulemave, më e rëndësishmja është kategoria e shtatë “për të mirën e përgjithshme – për në rrugën e All-llahut – “fi sebilil-lahi”, që përfshin të gjitha llojet e arsimit dhe edukimit islam, gjegjësisht ngritjen dhe zhvillimin e instituteve dhe enteve fetare, qëllimi i të cilave është ruajtja dhe avancimi i parimeve islame.

Sipas dispozitave të fikhut, zekati, parimisht, mund t’u jepet: vëllezërve, motrave, fëmijëve të tyre, mixhallarëve, motrave të babait dhe fëmijëve të tyre, tezeve dhe dajëve dhe fëmijëve të tyre. Zekati gjithashtu, mund t’u jepet edhe fqinjve. Prioritet te dhënia e zekatit kanë të afërmit, pastaj të familjes së largët, fqinjët, përderisa i mbushin kushtet për pranimin e zekatit.

Zekati, sipas dispozitave të Sheriatit, nuk mund t’i jepet:

- jomuslimanit,
- personit që ka pasuri të mjaftueshme për mirëmbajtje,
- burri gruas po as gruaja burrit,
- brezit ngjitës: babait, nënës, gjyshes, gjyshit po as edhe brezit zbritës: fëmijëve, nipave...
- personit të sëmurë mentalisht dhe të miturit, të cilët nuk e kuptojnë rëndësinë e zekatit - ndërkaq, mbikëqyrësit – tutorët e tyre mund ta marrin zekatin në emër të tyre,
- borxhliut tënd, për shkak të pagimit të borxhit me zekat.

Vërejtje për mosdhënjen e zekatit:

All-llahu xh.sh. thote:


“Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetvetes, All-llahu s’ka nevojë, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.” (Muhammed, 38)

“O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.” (Es-Saff, 10-11)

“Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni.” (Ali Imran, 180)
5. HAXHI

Haxhi është detyra e pestë kryesore islame, e cila përbëhet nga:

- veshja e ihramit – nijjeti;
- rrotullimi rreth Qabes – tavafi;
- ecja e shpejtë ndërmjet Safasë dhe Merves- sa’ji;
- qëndrimi në Arafat – vukufi dhe
- ritet tjera të haxhxhit

Obligueshmëria e haxhxhit bazohet në urdhëresën kur’anore:

“Aty ka shenja të qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hirë të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.” (Ali Imran, 97)
Urdhëresa e haxhit bazohet edhe në hadithin e Muhammedit alejhisselam, ku thuhet: “O njerëz, rreptësisht ju është urdhëruar haxhi, ndaj vizitojeni Qaben”.

Haxhi, sipas kësaj, është urdhëresë e domosdoshme e All-llahut xh.sh., të cilën çdo musliman e ka për detyrë, kur t’I plotësojë kushtet, ta kryejë një herë në jetë.

Haxhin e ka për detyrë ta kryejë çdo musliman i mençur, i moshës madhore, i lirë, i pasur, i shëndosh dhe i siguruar. Me moshën madhore nënkuptohet muslimani (muslimanja) i pjekur i cili, sipas dispozitave të Sheriatit, është i detyruar të kryejë obligime të caktuara fetare.

Obligimi i haxhit hyn në fuqi menjëherë sapo muslimani të sigurojë tepricë të caktuar të mjeteve materjale, të mos jetë borxhli, ta ketë të siguruar banesën dhe furnizimin e familjes gjatë mungesës së tij, pastaj të sigurojë mjete për shkuarje dhe ardhje nga haxhxhi.

Që muslimanja të jetë e obliguar për kryerjen e haxhxhit, patjetër të ketë mahremin e vet , gjegjësisht burrin ose mashkullin, i cili s’mund të martohet me të, ose të jetë në shoqëri me më shumë gra. Obligimi i haxhit fillon prej atij momenti kur të plotësohen kushtet e lartëpërmendura.

Përsoni që është i obliguar ta kryejë haxhin, por nuk është i aftë për shkak të shëndetit apo të moshës, është i detyruar të përgatisë një bedel – zëvendës i cili do ta kryejë haxhin në emër të tij. Bedeli do ta bëjë nijet për atë që e zëvendëson.

Për bedel duhet marrë përsonin që e ka kryer haxhin për vete dhe i cili i njeh dispozitat islame dhe ato të haxhit.

Dispozitat dhe rregullat Haxhit

Haxhi si dhe detyrat e tjera kryesore islame, ka dispozitat dhe rregullat e veta të bazuara në Kur’an dhe Sunnet. Farzet e haxhit janë:

- ihrami
- qëndrimi në Arafat – vukufi
- tavafuz – zijare

Ihrami është nijjeti, me të cilin haxhiu fillon t’i kryejë ceremonitë e haxhxhit, me çka disa gjëra i ndalohen edhe pse përndryshe i ka të lejuara. Ihrami, gjithashtu, nënkupton veshjen e dy çarçafëve të bardhë të cilët e mbulojnë pjesën e sipërme dhe të poshtme të trupit, ndërkaq veshen menjëherë para shkuarjes për në Meke, në vende të caktuara – mikate.

Ihram do të thotë nënshtrim i vetëdijshëm ca shtrëngimeve dhe kufizimeve gjatë kryerjes së haxhxhit. Kështu, për shembull, për meshkujt është e ndaluar të veshin tesha të qepura, ta mbulojnë kokën, të rruhen, t’i presin thonjët, të gjuajnë, t’i shkatërrojnë bimët etj.

Ceremonitë e haxhit, pas veshjes së ihramit, fillojnë me faljen e dy rekateve së bashku me telbijen, që shqiptohet kështu:

"Lebbejkall-llahumme, lebbejk. Lebbejke la sherike leke lebbejk. Innel-hamde venni’mete leke vel-mulk. La sherike lek!"

“Të përgjigjem, o Zot, të përgjigjem. Vetëm Ty të përgjigjem, Ti s’ke shok. Çdo lëvdatë, mirësi dhe fuqi vetëm Ty të takon! Sepse Ti s’ke shok!”
Pas ardhjes në Meke, kryhet tavaful-kudumi shtatë rrotullime rreth Qabes, e pastaj sa’ji – ecja më të shpejtë ndërmjet dy kodrinave – Safasë dhe Merves – po ashtu shtatë herë.

Ditën e nëntë të Dhulhixhes (në prag të Bajramit të Kurbanit) bëhet vukufi – qëndrimi në Arafat afër Mekes.

Në Arafat, në kohën e drekës, falen bashkë dreka dhe ikindia, e pastaj haxhinjët pas përendimit të diellit shkojnë në Muzdelife, ku gjithashtu, falin akshamin dhe jacinë duke i bashkuar këto në kohën e jacisë.

Me ardhjen në Mine, në afërsi të Mekes, haxhinjët e kryejnë njërin nga vaxhibet e haxhit – hudhjen, gjuajtjen e guralecave – gurëzim simbolik i shejtanit, e pastaj sipas nevojës e bëjnë edhe therrjen e kurbanëve.

Pas këtyre ceremonive haxhinjët kthehen në Meke, ku e kryejnë farzin e fundit të haxhxhit – tavafuz-zijaren – shtatë rrotullime rreth Qabes.

Pas kryerjes së këtij farzi, haxhinjët lirohen prej të gjitha ndalesave të ihramit, përveç marrëdhënieve intime me gratë e tyre.

Gratë gjatë kryerjes së haxhit veprojnë si edhe meshkujt, përveç që kanë disa lehtësime, të cilat mund t’i kryejnë:

- mund ta mbulojnë kryet,
- mund të veshin ihrame të qepura dhe veshje të tjera të përshtatshme dhe të pranuara me Sheriat,
- nuk do të qethen, por vetëm do t’i presin pak flokët,
- nuk do të ecin me të shpejt rreth Qabes dhe në sa’j etj.

Pas kryerjes së tavaful-veda’it, rrotullimit lamtumirës rreth Qabes, haxhinjët i përfundojnë ceremonitë e haxhxhit.

Vaxhibet e haxhit janë:

- qëndrimi në Muzdelife,
- sa’ji ndërmjet Safasë dhe Merves,
- remj-gjuajtja e guralecave në Mine,
- tavaful-veda’i – tavafi lamtumirës (përveç mekasve),
- rruarja e kokës ose qethja, dhe prerja e thonjve...

Sunnetet e haxhit janë:

- falja e dy rekateve nafile me rastin e veshjes së ihrameve në mikat,
- larja në mikat,
- veshja e dy çarshafëve të bardhë – ihrameve,
- leximi i telbijes – Lebbejke...
- ndarja e lëmoshës më me shpirtmadhësi.

Kefaretet

Meqë ekziston një sërë ritesh të përcaktuara dhe shtrëngimesh, ekziston edhe mundësia që disa prej tyre të shkelen me qëllim ose pa qëllim, për çka është i përcaktuar kefareti – shpagimi, i cili përbëhet nga therrja e kurabanit – devesë, dashit, ose nga ndarja e lëmoshës, varësisht nga pesha e kundërvajtjes që është bërë. Për disa kundërvajtje haxhxhin duhet përsëritur.

Kuptimi dhe rendesia e Haxhit

Duke u falur pesë herë në ditë muslimani kthehet drejt Qabes e cila ndodjhet në Meke e që është simbol i ibadetit dhe xhamia e parë në tokë në të cilën , All-llahu xh.sh. ka urdhëruar t’i bëhet ibadet dhe të lartësohet Qenia e Tij.

Qabja është faltore e All-llahut xh.sh. të cilën sipas urdhërit të Tij, e ndërtuan Ibrahimi dhe Ismaili a.s që të jetë vend ku do të tubohen njerëzit e tërë botës...

“Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerzëimin. Aty ka shenja të qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hirë të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.” (Ali Imran, 96-97)
Haxhi është udhëtim fetar dhe i vetmi ibadet, i cili lë gjurmët më të ndërshme në shpirtin e muslimanit. Haxhin i fshin mëkatet, i mbulon mangësitë dhe i ndriçon anët e errëta të jetës së njeriut. Muhammedi a.s (alejhisselam) thotë:

“Kush e kryen haxhin në rregull dhe pa gabime, bëhet i pastër, sikur të jetë i lindur nga nëna përsëri”.
Haxhi ka vështirësi, të cilat muslimani i tejkalon me një kënaqësi të veçantë, sepse është i vetëdijshëm se me këtë shpreh përkulshmëri ndaj Zotit të vet. Haxhxhi është ushtrim për durimin e mundimeve dhe të ngarkimeve, ndaj për këtë arsye është pjesë përbërëse e luftës në rrugën e Zotit.

Në haxh tubohen me miliona muslimanë nga të gjitha vendet e botës. Gjatë kohës së haxhxhit të gjithë njerëzit janë të njëjtë: nuk ka dallim sipas racës, kombit, pozitës shoqërore... Të gjithëve u rri në zemër dhe në gjuhë vetëm All-llahu ekber, Lebbejkall-llahumme lebbejk... Pamja në Arafat është e pashembullt. Pa mëdyshje ta përkujton Ditën e Kijametit, qëndrimin dhe përgjegjësinë para All-llahut xh.sh.

Emërtimet:

Publikuar nga Feja Muslimane

Feja Islame

Çka është apo çka domethënë feja Islame ?!

Fjala “Islam” është një fjalë Arabe që do të thotë “t'ia nënshtrosh dhe dorëzosh vullnetin tënd Zotit të Gjithfuqishëm”. Fjala e ka të njëjtën rrënjë sikurse fjala Arabe “selam”, që do të thotë paqe. Ndryshe nga emrat që përdoren për fetë tjera, siç janë Budizmi, Hinduismi dhe Krishterimi, emri për fenë Islame është shpallur nga Zoti dhe bart një domethënie të thellë shpirtërore – vetëm duke ia nënshtruar vullnetin personal Zotit të Gjithfuqishëm njeriu mund të arrijë paqen e vërtetë ne këtë jetë dhe në Jetën e Përtejme.

Islami na mëson se fillimisht të gjitha fetë e kanë pasur porosinë esenciale të njëjtë – nënshtrimi me tërë qenien ndaj vullnetit të Zotit dhe adhurimi i Tij dhe vetëm i Tij. Për këtë arsye Islami nuk është fe e re, por është e njëjta e Vërtetë Finale e shpallur që Zoti ua shpalli të gjithë pejgamberëve, përfshirë Nuhun (Noa), Ibrahimin (Abrahamin), Musain (Moisiun) dhe Isain (Jezusin).

Çfarë qëllimi ka feja Islame ?!

Qëllimi i parimeve dhe mësimeve kur'anore është që t'i kalitë njerëzit shpirtërisht dhe moralisht, për të arritur lumturinë në këtë botë dhe në botën tjetër. Parimet islame mjaftojnë për të përmbushur kërkesat e njerëzve në çdo vend. Ato janë të përjetshme, të pandryshueshme.

All-llahu xh.sh. në Kur'an na bën me dije:

"Me të vërtetë e vetmja fe e pranueshme te All-llahu është Islami"

Kush janë muslimanët ?!

Fjala Arabe “Musliman” do të thotë “dikush që i nënshtrohet vullnetit të Allahut”. Porosia e Islamit është e destinuar për tërë botën dhe kushdo që e pranon këtë porosi bëhet musliman. Disa njerëz gabimisht mendojnë se Islami është vetëm një fe për Arabët, por asgjë s’mund të jetë më larg nga e vërteta, meqë në të vërtetë mbi 80% e muslimanëve të botës s’janë Arabë! Edhe pse shumica e Arabëve janë muslimanë, ka edhe Arabë të cilët janë të Krishterë, Çifutë dhe ateistë.

Nëse shikohet në popujt e ndryshëm të cilët jetojnë në botën muslimane – prej Nigerisë deri te Bosnja dhe prej Marokos deri te Indonezia – është mjaft lehtë të shihet se muslimanët vijnë nga raca, grupe etnike dhe nacionalitete të ndryshme. Prej fillimit, Islami kishte një porosi universale për të gjithë njerëzit. Kjo mund të shihet në faktin se disa Shoqërues të hershëm të pejgamberit Muhamed nuk ishin vetëm Arabë, por poashtu Persianë, Afrikanë dhe Romakë Bizantinë.

Të qenit musliman nënkupton pranim të plotë dhe dëgjueshmëri aktive ndaj vullnetit të shpallur të Zotit të Gjithfuqishëm. Muslimani është një person i cili lirshëm pranon që besimet, vlerat dhe dogmën t’i bazojë në vullnetin e Zotit të Gjithfuqishëm. Në të kaluarën, edhe pse sot nuk shihet edhe aq, fjala “Muhamedan” shpesh është perdorur si emërtim për muslimanin. Ky emërtim është një term i gabuar dhe është rezultat i një shtrembërimi të bërë qëllimisht ose i injorancës së plotë.

Një prej arsyeve për idenë e gabuar është ajo se Evropianët për shekuj qenë mësuar se muslimanët e kanë adhuruar pejgamberin Muhamed në mënyrë të njëjtë siç e adhuruan të Krishterët Jezusin. Kjo absolutisht s’është e vërtetë, meqë muslimanit nuk i është e lejuar që të adhurojë ndonjë apo çfarëdo qoftë veç Zotit të Gjithfuqishëm.

Çfarë janë Mësimet e Islamit ?!

Baza e dogmës Islame është besimi në njësinë e Allahut [shqip. Zotit]. Kjo do të thotë të besosh se është vetëm një Krijues dhe Furnizues i çdo gjëje në univers, dhe se asgjë s’është hyjnore apo e denjë për adhurim përveç Tij. Të besosh në njësinë e Zotit do të thotë shumë më shumë se thjesht të besosh se është “Një Zot” – përkundër dy, tre apo katër.

Janë disa fe që pohojnë besimin në “Një Zot” dhe besojnë se përfundimisht ekziston vetëm një Krijues dhe Furnizues i universit. Mirëpo, Islami, jo vetëm që insiston në këtë, por poashtu refuzon përdorimin e fjalëve si “Zot” dhe “Shpëtimtar” për ndonjë përveç Zotit të Gjithfuqishëm. Islami poashtu refuzon përdorimin e të gjithë ndërmjetësuesve në mes Zotit dhe njeriut, dhe insiston që njerëzit t’i afrohen Zotit drejtpërdrejt dhe ta kufizojnë adhurimin vetëm në Të. Muslimanët besojnë se Zoti i Gjithfuqishëm është Përdëllyes, don dhe është i mëshirshëm.

Esenca e të pavërtetës është pohimi se Zoti nuk mund të përballet dhe t’i falë krijesat e Tij drejtpërdrejt. Duke ritheksuar barrën e mëkatit, si dhe pohimi se Zoti s’mund t’i falë mëkatet drejtpërdrejt, fetë e rrejshme mëtojnë që t’i dëshprojnë njerëzit nga mëshira e Zotit. Pasi që ata të jenë bindur se s’mund t’i afrohen Zotit drejtpërdrejt, njerëzit mund të çorientohen duke iu kthyer/lutur zotave të rrejshëm për ndihmë. Këta “zota të rrejshëm” mund të marrin forma të ndryshme, siç janë shenjtët, engjëjt, apo dikush i cili besohet të jetë “Bir i Zotit”. Gati në çdo rast, njerëzit të cilët adhurojnë, luten apo kërkojnë ndihmë prej një zoti të rrejshëm nuk e konsiderojnë apo thërrasin atë “zot”. Ata pohojnë besimin në Një Zot Suprem, por pohojnë edhe atë se u luten dhe i adhurojnë të tjerët krahas Zotit vetëm që t’i afrohen Atij më afër. Në Islam, ekziston nje dallim i qartë në mes Krijuesit dhe të krijuares. Nuk ka dykuptimësi në hyjni – çdo gjë që është e krijuar nuk vlen që të adhurohet dhe vetëm Krijuesi është i denjë që të adhurohet. Disa fe gabimisht besojnë se Zoti është bërë pjesë e krijimit të Tij, dhe kjo i ka shtyrë njerëzit të besojnë se ata mund të adhurojnë diçka të krijuar me qëllim që ta arrijnë Krijuesin e tyre.

Muslimanët bësojnë se edhe pse Zoti është unik dhe përtej të kuptuarit – Ai nuk ka “Bir”, ortak apo ndihmues. Sipas besimit musliman, Zoti i Gjithfuqishëm “nuk lind e as s’është i lindur” – as në kuptim të plotë të fjalës, as në mënyrë alegorike, metaforike, fizikisht apo meta-fizikisht – Ai është absolutisht unik dhe i përjetshëm. Ai kontrollon çdo gjë dhe është në mënyrë të përsosur i aftë që të vendosë mëshirën dhe faljen e Tij të pakufishme ndaj kujtdoqoftë që Ai e zgjedh. Kjo është ajo përse Ai quhet i Gjithfuqishmi dhe më i Mëshirshmi.

Zoti e ka krijuar universin për njeriun, dhe si i tillë dëshiron çdo të mirë për qeniet njerëzore. Çdo gjë në univers muslimanët e shohin si shenjë të aftësisë krijuese dhe dashamirësisë së Zotit të Gjithfuqishëm. Poashtu, besimi në njësinë e Zotit nuk është thjesht një koncept metafizik. Është një besim dinamik që ndikon në pikëpamjen e njeriut ndaj njerëzimit, shoqërisë dhe të gjitha aspekteve të jetës. Si një përfundim logjik ndaj besimit Islam në njësinë e Zotit, është besim në njësinë e njerëzimit dhe humanitetit.

Emërtimet:

Publikuar nga Feja Muslimane

Feja Muslimane

Bismillahi 'Rrahmani 'Rrahim

Selam Alejkum Motra dhe Vellezer

Allahu xh.sh ju shperbleft per viziten e juaj. Qellimi i kesaj web faqes eshte qe te ju informojme te gjithe kombit shqipetar perreth fejes se shenjt Islame [subahana Allah].

Insha'Allah do te mesoni dhe t'u mirreni rrugen e drejt te Allahut xh.sh

Emërtimet:

Publikuar nga Feja Muslimane